Këshillat e mjekut kosovar në Gjermani: Rrini në shtëpi, leni politikanët

Jehona Zhuniqi

Këshillat e mjekut kosovar në Gjermani: Rrini në shtëpi, leni politikanët

Mjeku kosovar i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Kujtim Pllana në një intervistë për Insajderin ka treguar për përvojën e tij për menaxhimin e situatës me virusin Covid-19.

Ai ka thënë se gjendja me koronavirus në Gjermani është në fazën fillstare, mirëpo Qeveria gjermane ka arrit me frenu pikun e shpërthimit të këtij virusi në kohë shumë të shkurtë me masat që ka ndërmarrë.

Sipas tij, në dy javët e ardhshme pritet të ketë fluks të pacientëve në këtë shtet.

Ndërsa, duke parë që ky virus po përhapet me shpejtësi në pothujse të gjithë botën, Pllana ka pasur edhe një thirrje për qytetarët e Kosovës.

Kjo thirrje  e tij, vjen pasi që siç thotë ai, Kosova  ka një sistem shëndetësor shumë fragjil.

Madje, ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet t’i lënë politikanët dhe mos të merren me ta, sepse e vetmja shpresë për ta është të qëndruarit brenda dhe respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Këshillat e mia janë shumë të thjeshta. Kosova e ka një sistem shëndetësor shumë fragjil, ndoshta më fragjilin në krejt Ballkanin kështu që e vetmja shpresë për popullin e Kosovës dhe sistemin shëndetësor nuk janë politikanët nuk është askush tjetër, iu kisha lut popullit që të rrijnë brenda, të respektojnë në përpikmëri të gjitha udhëzimet që i ka dhënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, profesorët e Infektivës në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas tij, qëndrimi brenda është i vështirë, mirëpo nuk është koha që të dilet jashtë.

“E di që është vështirë me qëndru brenda, kemi nevojë me dal, kemi nevojë me pa, mirëpo nuk është koha e tillë. I kisha lut të gjithë me respektu udhëzimet sepse është për të mirën e tyre. Ky virus nuk njeh moshë, nuk njeh gjini, nuk njeh popull, nuk është i përjashtuar askush”, ka thënë Pllana në këtë intervistë për Insajderin.

Deri më tani numri i të infekturave në Kosovë ka arritu në 135 persona, ku 16 prej tyre janë shëruar ndërsa një ka vdekur./Insajderi.com

Këshillat e mjekut kosovar në Gjermani: Rrini në shtëpi, leni politikanët

Këshillat e mjekut kosovar në Gjermani: Rrini në shtëpi, leni politikanët

Gepostet von Insajderi am Samstag, 4. April 2020