Deputeti i PDK-së i quan abuzime emërimet e Kurtit nëpër borde

Deputeti i PDK-së i quan abuzime emërimet e Kurtit nëpër borde

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar ndaj emërimeve partiak të kryeministrit në largim, Albin Kurti në bordet e Ndërmarrjeve Publike.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Shala ka shkruar se ky veprim i Qeverisë Kurtit, është shkelje flagrante e ligjit.

“Këto emërime paraqesin shkelje flagrante të Ligjit nr. 03/l-087 për ndërmarrjet publike, konkretisht nenit 17, paragrafit dy, i cili kërkon që drejtorët e ndërmarrjeve publike duhet të jenë të pavarur. Sipas këtij neni, një person nuk konsiderohet i pavarur nëse: “(…) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”, ka shkruar Shala.

Tutje Shala ka shkruar se “Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrje Publike dhe Investime Strategjike, dua të theksoj se këto emërime politike në ndërmarrjet publike janë jo vetëm shkelje e ligjit, por abuzim me situatën që ndodhemi, ku Kuvendi e ka të pamundur të ftoj në raportim kryeministrin ose ministrat, për shkak se kjo qeveri është shkarkuar tashmë. Por, një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë, se pamundësia jonë për të kryer kontrollin parlamentar mbi punën e qeverisë, për shkak se ajo është shkarkuar, nuk e amniston atë përballë organeve të drejtësisë për shkeljet ligjore që po bën”.

Emërimet e bordeve politike nga qeveria në dorëheqje, abuzim me situatën politike në të cilën ndodhet vendi!Qeveria e…

Gepostet von Ferat Shala am Samstag, 4. April 2020