Dikur vraponte për foto me Presidentin Thaçi, sot këshilltar i Albin Kurtit

Dikur vraponte për foto me Presidentin Thaçi, sot këshilltar i Albin Kurtit

Durim Berisha është caktuar Këshilltar i Jashtëm Politikë, i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Berisha, ka përfunduar Fakultetin Juridik ndërsa para se t’i shërbej kryeministrit Kurti, ishte i afërt me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Metro.

Durim Berisha po ashtu u bë i njohur edhe kur përfaqësonte ish-kandidatin e LDK’së, Arban Abrashin në Gjykatë, kur ky i fundit pati dërguar në Gjykatën Kushtetuese kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Atë kohë kërkohej që të rrëzohej Ahmeti pasi pretendonin që kishte shkelje dhe kërkonin përsëritjen e balotazhit pas humbjeve të zgjedhjeve, mirëpo kjo e tëra dështoi.