Insiston Vitia: Veriu hyri në karantinë me dijeninë tonë

Insiston Vitia: Veriu hyri në karantinë me dijeninë tonë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke folur për situatën në veri, ka thënë se gjithçka po është duke u bërë në koordinim të plotë me kryetarin e Mitrovicës Veriore dhe me atë të Zveçanit.

“Jemi në koordinim me kryetarët e komunave, atë të Mitrovicës Veriore dhe të Zveçanit, do të koordinohemi edhe me komunat tjera fqinje që të mbërrijmë bashkë fitoren fitore dhe të shpëtojmë jetë”, tha Vitia, shkruan Insajderi.

“Krantinimi i 2 komunave në veri u bë me dijeninë tonë. Janë marrë masat sipas protokollit. Ne kemi vepruar nga udhëzimet që vijnë nga OBSH-ja”.

Vitia ka treguar se nga këto komuna janë testuar mbrëmë 93 mostra.

“Dje janë testuar edhe 93 mostra nga veriu, tri prej tyre kanë dalë me pozitive”, ka thënë Vitia, shkruan Insajderi.

“IKSHPK do të vazhdojë që konform situatës do të vazhdojë me testimet dhe masat qe të parandalohet përhapja Koronavirusit”.

“Janë marrë masat edhe për gjithçka që duhet në këto komuna, falë mjekëve, policisë dhe shtabeve të krizave në komunat në fjalë”.

“Jemi në dijeni për deklaratat e shumta sot të karakterit edhe politik, po kërkoj sot si kudo në botë të jemi solidar dhe të kemi mirëkuptim”.

Fqinji verior i Kosovës, Serbia, ka vendosur të shpall gjendje të jashtëzakonshme në dy komuna, në Mitrovicën Veriore dhe në Zveçan. Në bazë të urdhrit të ardhur nga Beogradi edhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen, shkruan Insajderi.

Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë  thuajse të gjitha mostrat e personave që konsiderohen potencialisht të infektuar, dërgohen në Institutin për virusologji, vaksinë dhe serum “Torlak“ në Beograd.

Ndërkohë, para disa ditëve, Shtabi i Krizës në veri të Mitrovicës, ka deklaruar se të gjithë të prekurit me koronavirus do të dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Nishit në Serbi, shkruan Insajderi

Në katër komunat veriore të Kosovës deri më tani janë raportuar mbi 15 raste me koronavirus si dhe është shënuar një viktimë./Insajderi.com

Lexo edhe: 

Kurti hesht për gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Serbia në veri – Veliun e shkarkoi vetëm pse ishte për