Kurti s’e thotë asnjë fjalë për situatën në veri, ja çfarë i kujtohet në këtë orë

Kurti s’e thotë asnjë fjalë për situatën në veri, ja çfarë i kujtohet në këtë orë

Shefi në detyrë i qeverisë, Albin Kurti, ka zgjedhur që në këto orë të vona të shkruaj për 71 vjetorin e ekzistencës së NATO-s.

“Në 71 vitet e ekzistencës së saj, NATO mbetet aleanca më e madhe që bota ka dëshmuar ndonjëherë”.

“Ne po punojmë shumë çdo ditë për ta bërë Kosovën anëtaren e saj të 31-të”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Insajderi.

Por, Kurti ka heshtur totalisht kundrejt vendimit që shteti serb e mori për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

Pavarësisht se nga urdhri i fqinjit verior dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen – shteti s’e ka ndërmarrë asnjë hap, shkruan Insajderi.

Kurti hesht për gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Serbia në veri – Veliun e shkarkoi vetëm pse ishte për

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, insistoi tha se vendimi për këtë masë në komunat me shumicë serbe është marrë në koordinim me institucionet e Prishtinës.

Insiston Vitia: Veriu hyri në karantinë me dijeninë tonë

Por ndryshe dëshmojnë disa dokumente që mbrëmë janë publikuar në media, shkruan Insajderi.

Serbia i fut në karantinë Mitrovicën Veriore dhe Zveçanin, i izolon rreth 200 qytetarë në 5 komuna të Kosovës

Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë  të gjitha mostrat e personave që konsiderohen potencialisht të infektuar, dërgohen në Institutin për virusologji, vaksinë dhe serum “Torlak“ në Beograd.

Ndërkohë, para disa ditëve, Shtabi i Krizës në veri të Mitrovicës, ka deklaruar se të gjithë të prekurit me koronavirus do të dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Nishit në Serbi.

Në katër komunat veriore të Kosovës deri më tani janë raportuar mbi 15 raste me koronavirus si dhe është shënuar një viktimë.

insajderi.com