“Kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta” – ministri Vitia i kundërpërgjigjet presidentit Thaçi

“Kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta” – ministri Vitia i kundërpërgjigjet presidentit Thaçi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka garantuar se futja në karantinë e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, është bërë në koordinim të plotë me ta, shkruan Insajderi.

Madje, ministria Vitia tha se jep përgjegjësi publike nëse nuk del kështu siç po thotë ai.

“Ministria e Shëndetësisë ka qenë në koordinim me autoritetet lokale dhe në koordinim me to është marrë vendimi. Kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta, dhe për çdo gjë unë mbaj përgjegjësi publike nëse nuk është kështu”, tha Vitia.

Ndërsa, presidenti Hashim Thaçi, situatën në veri të vendit është krijuar si pasojë e neglizhencës së Qeverisë së Kosovës.

“Situata e krijuar në komunat e veriut të Kosovës është e papranueshme dhe është rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ndihmuar e mbrojtur qytetarët dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tonë”, theksoi Thaçi. Insajderi.com