Thaçi: Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë

Thaçi: Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar përvjetorin e masakrës së Rezallës në Drenicë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se masakra e Rezallës është një ndër masakrat e masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill 1999, përcjell Insajderi.

Postimi i tij i plotë:

Një ndër masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill 1999, ishte ajo e Rezallës. Edhe në këtë masakër tipike të shtetit serb ndaj popullatës civile të paarmatosur pësuan kryesisht burrat, duke treguar natyrën e qartë të krimeve masive kundër njerëzimit, për të cilat nuk u vu para drejtësisë askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e tyre.

Plaçkitjet, djegiet, dhunimet, vrasjet, masakrat dhe dëbimet masive ishim forma të hapura të gjenocidit të shteti serb, projekt që u zbatua anembanë Kosovës në vitet 1998-1999. Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë. HTH/Insajderi.com