Reagon Ridvan Berisha: RTK nuk e ka krijuar situatën politike në veri, e tillë është që 20 vjet

Reagon Ridvan Berisha: RTK nuk e ka krijuar situatën politike në veri, e tillë është që 20 vjet

Kryeredaktori i RTK-së, Ridvan Berisha ka reaguar ndaj të gjithë atyre të cilët gjatë ditës së djeshme kanë reaguar lidhur me raportimet e televizionet publik për situatën në veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë se RTK-ja, nuk e ka krijuar situatën politikisht, çfarë është sot në veri të shtetit, duke shtuar se situata e tillë është që 20 vjet, përcjell Insajderi.

Sipas tij, në vitin 2004 RTK-në, disa vendorë që maskohen pas shoqërisë civile e ndërkombëtarë, gati të njëjtit njerëz edhe sot demonstrojnë diskurs kundër RTK-së për të fituar ndonjë projekt, asgjë më shumë, janë aktiv me rolin e tyre duke thënë se RTK po stimulon trazirat etnike.

Postimi i tij i plotë:

RTK nuk e ka kriju situaten politikisht, cfare eshte sot ne veri te shtetit. Ajo, si e tille eshte qe 20 vjet. Serbia eshte aty, dhe fatekqesisht kjo nuk paraqet lajm per shikuesin tone. Lajm do te ishte moslejimi i i Serbise qe te nderhyje ne rendin tone kushtetues. Ne vitin 2004, RTK-ne, disa vendore qe maskohen pas shoqerise civile e nderkombetare, gati te njejtit njerez qe edhe sot demonstrojne diskurs kunder RTK per te fituar ndonje projekt, asgje me shume, jane aktiv me rolin e tyre duke thene se RTK po simulon trazirat etnike. Ne kete kontekst e manipulojne edhe Federaten Evropiane te Gazetareve duke i ndiku me informacione te njeanshme. Edhe tash po perpiqen te vene ne funksion te njejtat skema. Ne edhe mund te gabojme se ne te vertete nuk jemi perfekt por personazhet e njohura per ne, ne reagimet kunder RTK ne emer te profesionalizimit dhe mbrojtjes se kodit etik, e kane nje qellim epilogu, si ta rrezojne influencen e RTK. Gabim sepse RTK eshte edhe e tyre!/Insajderi.com