‘Shefi’ i ri i shkon në vizitë RTK-së

‘Shefi’ i ri i shkon në vizitë RTK-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat e tij që vijnë nga VV ia kanë mësyrë Tansmetuesit Publik të Kosovës – RTK’së. Kjo madje si ‘rastësisht’ në ditën kur Federata e Gazetarëve Evropian (EFJ) kishte reaguar ashpër ndaj raportimit të mbrëmshëm të RTK’së nga Mitovica veriore ku Serbia kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke shkelur kështu sovranitetin e vendit, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk ndërmori asnjë veprim.

Sipas informatave, Kurti e ka paralajmëruar të shtunën vonë, Drejtorin e Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastratin, pa i treguar arsyen e vizitës.

Nuk dihet ende saktësisht se çfarë u bisedua dhe çfarë kërkoi Kryeministri në detyrë, Kurti në RTK, por ajo që dihet publikisht është se kjo vizitë dhe intervista e parë e tij si kryeministër në televizion janë mesazhe që Kurti dëshiron t’i dërgojë tek transmetuesi publik, por edhe te pjesa tjetër e politikës se tash ai është shefi i RTK’së.

Gjithashtu kjo vizitë vjen edhe pas reagimit të Fadil Hoxhës, kryetarit të njërës sindikatë të RTK’së, për një vendim të Drejtorit të Përgjithshëm për t’i dënuar disa puëntorë të RTK’së që disa prej tyre janë aktivistë të VV’së, për shkak të qëndrimeve të tyre në rrjete sociale.

‘Vizita e Kurtit, s’është asgjë tjetër vetëm një mesazh i qartë se tash ai është shefi i RTK-së dhe e dyta po don me tregu përkrahje për veglat e tij brenda RTK’së, si Fadil Hoxha me sindikatën e tij që vetëm hyni në profilin e tij dhe anëtarëve të kësaj sindikate edhe e shihni që krejt janë mbështetës të flakt të VV dhe nuk e fshehin edhe pse punojnë në medium”, thotë një punëtorë i RTK’së që sot ishte në orar të punës kur ndodhi vizita e ‘papritur’.

Në bazë të ligjeve të aplikueshme në Kosovë por edhe me standardet ndërkombëtare profesionale, Kryeministri nuk duhet të kërkojë vizita të tilla për shkak se kjo paraqet presion direkt ne Transmetuesin Publik.

Është pikërisht Vetëvendosja, sa ishte në opozitë që ka sulmuar vazhdimisht Hashim Thaçin e pastaj edhe Kadri Veselin se po e kontrollojnë RTK’në edhe pse as i pari e as i dyti asnjëherë nuk e kanë vizituar në formën si Albin Kurti ishte sot në RTK.

Madje kishte bërë një fushatë të gjatë përmes protestave para RTK’së, përmes sulmeve në mediat sociale si fyerje, shantazhe, linçime publike e deri edhe te thirrjet për likudim të Drjetorit të Përgjithshëm në atë kohë Mentor Shala dhe kryeredaktorit Ridvan Berisha.

RTK dhe shtëpia e Drejtorit Mentor Shala ishin sulmuar edhe me granata dore në fund të gushtit dhe për këtë Shala kishte deklaruar se është klima e krijuar e VV’së ajo që kishte sjellë këto sulme që sipas tij ishin terroriste, pa bërë me gisht se kush mund të jenë sulmuesit.

Por sulmet, shantazhet dhe shpifjet e VV-së në drejtim të atyre që kjo parti nuk i konsideron të afërt kanë vazhduar deri në ditët e sotme. Ndërsa mbetet të shihet pas kësaj vizite se a e ‘çkapi’ apo e ‘rikapi’ RTK-në Albin Kurti dhe punëtorët e RTK-së a do ta kenë ‘shefin e ri’.