‘Virusi është i panjohur, nuk dijmë a bartet me gjak’ – flet biokimisti nga karantina

‘Virusi është i panjohur, nuk dijmë a bartet me gjak’ – flet biokimisti nga karantina

Biokimisti, Shemsi Veseli, që aktualisht është edhe vetë në karantinë, pasi ka pasur kontakt me disa të prekur nga pandemia, në një intervistë për InDoks ka treguar se sa janë të ekspozuar me rrezikun nga koronavirusi në laboratorin ku punon.

“Ky është virusi i ri është i panjohur shumë çdo herë, çdo studim po dalin rrethana e informata të reja kjo ka qenë sfidë për të gjithë ne edhe normal nuk po jemi në dijeni shkallën e rrezikshmërisë së virusit a mund të bartet apo jo. Kemi edhe materialin kur e marrim mbrohemi nga ai edhe jemi tu marrë masa faktikisht edhe për shkatërrimin e atij material thjeshtë “, ka thënë Veseli për InDoks.

Veseli ka shtuar se poashtu brenga kryesore është familja dhe rreziku që ata të infektohen me Covid 19.

“Edhe ne jemi njerëz e kemi familje, preokupimi  ynë kryesore nuk është vetvetja se sa është ngarkesa që ne e bartemi edhe në familje preokupimi ynëështë familja dhe mos me pas afërsi ka dalë prej normalitetit ajo është çështja e punës ditore edhe në aspektin edhe qëndrimit në familje duhet me kon i kujdeshëm”, ka shtuar Veseli/InsajderiInDoks