Sindikata e KEK-ut ka një porosi për qytetarët e Kosovës

Sindikata e KEK-ut ka një porosi për qytetarët e Kosovës

Përfaqësuesi i sindikatës së re të punëtorëve të KEK-ut, Selatin Sadiku në një intervistë për InDoks ka thënë se në këtë kohe pandemie ata janë shumë të angazhuar me menaxhmentin e kësaj korporate.

“Puna e cila që zhvillohet në KEK është puna ekipore janë paisjet e rënda që në realitet një punëtor nuk mundet me kry në vete, duhet shumë punë mu kry puna në grupe, janë krijuar shtabet emergjente që udhiqen nga stafi menaxhuese.

“Jemi kompani publike që i respektojmë vendimet e qeverisë së Republikës së Kosovës edhe tek dikun 25% të punëtoreve që janë liruar nga puna me sëmundje kronike, kështu nuk është e lehtëështë një monotoni po duhet të kemi kujdes me rujt shëndetin dhe familjen e qe duhet të kemi shumë kujdes”, ka shtuar Sadiku.

Në këtë sektor fortë të rëndësishëm, pjesa më e madhe e punëtorëve janë duke punuar siç e bënin para shpalljes së gjendjes emergjente. Janë mirëkuptuar vetëm ata më probleme kronike shëndetësore.

E rëndësishme për ta është që të vazhdojë prodhimin i energjisë elektrike derisa vendi po e bënë betejën kundër COVID-19.

“Porosia ime për qytetarëve që të mos kenë frike pasi do të ketë rrymë”, ka shtuar ai/InsajderiInDoks