Rrëfimi i avokates siriano-amerikane: Si po shndërrohet Amerika në një Siri

Rrëfimi i avokates siriano-amerikane: Si po shndërrohet Amerika në një Siri

Në mëngjesin e së shtunës, u zgjova nga një mesazh plotë panik nga shoku im Kinan Azmeh, që ishte në Beirut.

Ai kishte një pyetje të thjeshtë: “A mendon që nuk mund të kthehem më në Amerikë?”

Një virtuoz në klarinetë dhe një kompozitor brilant, Kinan sapo kishte mbajtur një koncert në Gjermani ku ai kishte debutuar në skenë së bashku me violonçelistin Yo-Yo Ma, me të cilin ai bën turne si anëtar i ansamblit “Silk Road”.

Kinan, si unë, është Sirian. Por për dallim nga unë, nuk është Amerikan. Ai ka një kartë të gjelbër dhe mund të marrë legalisht shtetësinë në disa vite.

Ai ka qenë në New York që nga viti 2001, kur kishte ardhur për të studiuar në shkollën Juilliard. Në janar të vitit 2011, pak para shpërthimit të protestave  të Pranverës Arabe, Kinan bleu një shtëpi në qytetin e vjetër dhe të bukur të Damaskut.

Ishte një premtim ndaj vetës që eventualisht ai do kthehej, ose së paku ta ndante kohën mes qytetit të tij të lindjes dhe këtij të që kishte adoptuar.

Atë mars, pasi forcat e sigurisë së Sirisë kishin torturuar djemtë të cilët kishin vizatuar grafiti kundër regjimit, dhe gjithashtu kishin shtënë me armë në protestuesit e qetë, Kinani ndaloi së kompozuari muzikë. Kur  një vit më vonë rifilloi të shkruante, kompozimin e parë e titulloi “Një mëngjes i trishtë, çdo mëngjes”.

Në një performancë në Lindjen e Mesme atë verë, ai tha diçka të rëndësishme por utopike: se si historia shkon vetëm përpara, dhe se si Siria në mënyrë të pashmangshme do bëhej një demokraci laike.

Ai gjithashtu bëri një koncert ku grumbulloi para për të ndihmuar në katastrofën humanitare në Siri.

Kështu fati i tij u kryqëzua. Jo shumë më vonë, një mesazh iu dërgua nga një burim jozyrtar: as mos u mundo të kthehesh në Damask.

Nuk është e pazakontë për sirianët të zbulojnë që, për shkak të fjalimeve të tyre, besimeve, mospërputhjeve të mendimeve, janë në listën e zezë të qeverisë që i ndalin të hyjnë dhe dalin nga Siria në mënyrë të sigurt.

Deri tani, të dëgjosh të njëjtën për SHBA-të ishte një përjetim i rrallë.

Vitin e kaluar, kur po raportoja në krizën e refugjatëve në Evropë, e pashë atë të luante në një koncert pa pagesë në një qytezë të vogël pranë Amstedamit, para një grumbulli të qytetarëve holandez dhe refugjatëve, të cilët kishin ardhur nga një kamp i afërt.

Unë isha aty me një nënë Siriane me djalin e saj, të cilët i kisha ndjekur gjatë udhëtimit të tyre në Evropë. Pas koncertit, shkova pas skenës për të përshëndetur Kinanin dhe prezantuar dy sirianët me të. Nëna ra në duart e tij, duke buzëqeshur, qarë, dhe duke e falënderuar për muzikën.

Në gjashtë vitet e fundit, kanë ndodhur shumë raste të tilla si ai moment, përkujtues vizual se si ne varemi se çka u ndodh sirianëve imigrantëve, refugjatëve dhe amerikanëve.

E lindur në SHBA, unë kam qenë gjithmonë falënderues që isha ky i fundit.

Kjo do të thoshte siguri dhe të mos bëhesh merak për nevojat bazike, gjë e cila nuk mund të thuhet për ata që kanë mbetur në Siri. Duke u rritur, i vetmi dallim për mua ishte që në SHBA, shtetësia do të thoshte të drejta, pavarësi, dhe liri, të cilat ti garantonte shteti, dhe kur shteti dështonte, ai ishte përgjegjës. Kjo nuk do të ndodhte asnjëherë në Siri.

Duke ndjekur refugjatët sirianë nga Turqia nëpër Evropë, gjatë viteve 2015 dhe 2016, shpesh mendoja se sa të ndryshme ishin rrethanat e tyre për dallim nga ato të udhëtimit të prindërve të mi për në SHBA. Në të shtatëdhjetat e hershme, nëna ime, shtatzënë me mua, thjesht udhëtoi nga Damasku për tu bashkuar me babanë, i cili po përfundonte trajnimin në Baltimore. Largimi i saj ishte i dhimbshëm, por ishte larguar me dëshirën e saj, dhe dhimbja e prindërve të mi ishte si bazë e besimit që ndarja nga vendlindja e tyre ishte vetëm e përkohshme.

Atëherë, regjimi Hafez al-Assad nuk ishte ende e qartë se çka do të thoshte për Sirinë. Sapo u bë e dijshme që qeverisja e Assad-it do ishte totalitaritare, brutale, dhe si dukej permanente, prindërit e mi u dorëzuan nga ëndrrat e tyre për tu kthyer, për hir të sigurisë dhe të ardhmes sonë.

Ata u bënë qytetarë amerikanë, vite më vonë pasi u kishin lindur të katër fëmijët. Dhe ky është fakti që na ndan mua dhe sirianët të dëbuar pa të drejtë sot.

Në Baltimore, ku ne jemi rritur me vlerat e bujarisë, solidaritetit, dhe fqinjësisë siriane, të cilat me anë të lirisë amerikane, ishim në gjendje ti jetësojmë. Në Siri, regjimet e Hafez al-Assad dhe birit të tij Bashar tentuan me dekada të ngufasin këto impulse si një mënyrë për të mohuar një shoqëri civile të fuqishme, që mund të sfidojë kontrollin totalitar.

Babai im, një doktor që u kujdes për shumë pacientë të varfër pa i lënë të paguanin, nëna imë një farmaciste e cila la punën dhe u kujdes për katër fëmijët e saj. Unë fillova karrierën time si avokate në departamentin e drejtësisë së SHBA-së. Vëllai dhe motra ime, ekonomist dhe profesoreshë në shërbim federal. Motra tjetër profesoreshë mjekësie në një institucion publik.

Ne jemi si shumë sirianë-amerikanë të tjerë dhe imigrantë të cilët kanë kontribuar për këtë shtet për gjenerata të tëra, në mënyra të panumërueshme, edhe në mospajtime, për të cilat kemi ngritur zërin kur në politikat e huaja amerikane mungonin idealet amerikane.

Por kjo nuk e ka ndalur qeveritarët amerikanë të bëjnë deklarime të zëshme verën e kaluar se si ata nuk do pranonin sirianët brenda, sikur ata të mos ishin veç pjesë e njerëzve të cilët duhet tu shërbenin. Kur Larry Hogan, guvernatori republikan i Maryland, iu bashkua kësaj, familjes sime i duk si një fyerje.

Tani Trump ka zgjedhur të demonizojë sirianët dhe njerëzit e gjashtë shteteve të tjera, shumica e të cilave kanë qenë nën bombardimin e SHBA ose aleatët e SHBA-së. Veprimet e Trumpit janë sidomos alarmuese pasi që ato nuk po duket se po u shërbejnë qëllimeve të tij të deklaruar për të mbrojtur këtë vend. Qoftë nëse motivet e tij përfshijnë ushqimin e frikës për të justifikuar një fuqi më të madh ekzekutive ose për të frikësuar komunitete të caktuara amerikane, ato shkelin vlerat amerikane.

Dhe, për sirianët, kjo tingëllon fatkeqësisht e njohur.

Nëse është një gjë që ne kemi mësuar nga Siria, kjo është që regjimet autoritare duhet të kenë pajtueshmërinë e të tjerëve. Shumë politikanë amerikanë, përfshirë zëvendës presidentin Mike Pence,  i cili muaj më parë deklaroi që një dëbim i myslimanëve do ishte jokushtetues, kanë bërë atë që bënë zyrtarët në regjimin sirian kohë më parë: të pajtohesh për të kaluar mirë.

Nga Siria, unë gjithashtu kam mësuar që njerëzit që jetojnë nën një regjim të tillë mund të jenë edhe spektatorë edhe viktima. Fatmirësisht, shumë amerikanë, prej gjykatësve te avokatët dhe të qytetarët e zakonshme, kanë refuzuar të pajtohen, duke u pajtuar me traditat të cilat e bëjnë në të vërtetë Amerikën e madhe. Jo çuditërisht, dhe gati kopjuar nga lindja e mesme, Trump quajti amerikanët të cilët morën kohë nga jetët e tyre për tu qëndruar të drejtave të tyre dhe të të tjerëve si “anarkistë profesional, rebelë dhe protestues të paguar”.

Thirrja e publikut qartazi pati efekt; përderisa qëndrimi i shtëpisë së bardhë për refugjatët dhe vizitorët tjerë nga shtetet e ndaluara është i pandryshuar, më herët këtë javë administrata ishte detyruar të kthente mbrapsht aplikimin për urdhrin ekzekutiv për mbajtësit e kartës së gjelbër. Por ende situata për qëndrim permanent të banorëve mbetet e pasigurt.

Shoku im Kinan, nga ana e tij, vendosi të kapë fluturimin e tij kthyes.

Sidoqoftë, njerëzit si ai, që  jetojnë këtu por nuk janë qytetarë të Amerikës, duhet të provojnë kë llogarisin rrezikun e udhëtimit jashtë vendit; duhet të vendosin a të mbushin salla të koncertit, a të shkojnë në funeralet e prindërve të tyre, vizitojnë të dashurit, ose të prezantojnë hulumtimet e tyre në konferencat internacionale – të gjitha këto shembuj të aktiviteteve që janë ndërprerë vetëm këtë javë.

Kinan dhe unë qëndruam në kontakt përderisa ai udhëtoi nga Beiruti në New York. Të enjten në mbrëmje, ai më dërgoi një mesazh që thoshte që kishte ateruar në J.F.K., dhe un mendova me vete se sa gjatë do ishte shumë gjatë të mos dëgjoja më për të. Tani më jam mësuar me bërjen e këtyre hamendësimeve për kalimin e kufijve sirianë.

Në fund, nuk ishte fare gjatë. Ishte, si tha edhe Kinani, fare normale. Atë mbrëmje, të jesh në Amerikë tingëlloi përsëri si të jesh në Amerikë normalisht, edhe nëse shtyrja e premtimeve do jetë vetëm momentale./NewYorker

Autorja është gazetara dhe avokate e njohur në Amerikë, emigrante nga Siria.