Karantinohet Shërbimi Paraspitalor në Prishtinë – Flet Basri Lenjani

Karantinohet Shërbimi Paraspitalor në Prishtinë – Flet Basri Lenjani

Drejtoi i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Basri Lenjani se ka deklaruar se stafi i kësaj klinike nuk ka hyrë në karantinë siç u raportua.

Lenjani për Gazetën Insajderi deklaroi se në karantinë janë izoluar Shërbimi Paraspitalor nga Komuna e Prishtinës.

“Në karantinë ka hyrë Shërbimi Parasapitalor që nuk ka të bëj me shërbimin tonë Klinik emergjent. Në momentin kur e dëgjova se ka ndodhur rasti, njoftova Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në dhe Drejtorinë Ekzekutive të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar”, ka deklaruar ai.

Kjo për shkak se me datën 3 prill, ka shkuar në Kliniken Emergjente një pacient me urgjencë.

“Për shkak të një krize të vetëdijes që më parë ka vuajtur nga diabeti dhe sëmundje shoqëruese, pacientit i janë bërë analizat laboratorike dhe gjatë kësaj periudhe, është trajtuar me sëmundjen e diabetit dhe pas verifikimit të ndryshimeve në mushkëri, pacienti në fjalë nuk ka pasur elemente të temperaturës e etheve por ka ardhë si pasojë e sëmundjeve kronike”, ka deklaruar Lenjani.

Tutje, Lenjani ka thënë se ka pyetur IKSHPK-në se çfarë duhet bërë me personat që kanë qenë qenë në kontakt me personin e prekur por që ishin të pajisur me pajisje mbrojtëse

“Kam kërkuar nga IKSHPK-ja që çka duhet bërë me këta persona që kanë qenë në kontakt por kanë qenë të pajisur me pajisje mjekësore, a është e nevojshme të bëhet testi.  Naser Ramadani ka thënë se i tërë ai personel që ka qenë me masa mbrojtëse, rreziku nga prekja me koronavirus është shumë e vogël”, ka shtuar tutje ai./Insajderi.com/