Deklarata skandaloze e këshilltarit të Kurtit- parashikon “inkriminimin” e votuesve të PDK-së e LDK-së

Deklarata skandaloze e këshilltarit të Kurtit- parashikon “inkriminimin” e votuesve të PDK-së e LDK-së

Elvis Hoxha, këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ka thënë se aleanca mes PDK-së dhe LDK-së nuk mund të prodhojë asgjë tjetër veçse rrënimin e pandalshëm të strukturave dhe inkriminimit të votuesve të tyre.

Sipas tij, partitë politike nuk janë administrim subjektiv i pronës private, përcjell Insajderi.

Postimi i plotë:

Kur Thaçi dhe Veseli janë në krye të partisë që del prej rezistencës së armatosur, kur Mustafa dhe Veliu janë udhëheqësit e partisë së dalë prej rezistencës paqësore, atëherë aleanca mes këtyre shefave nuk mund të prodhojë asgjë tjetër veçse rrënimin e pandalshëm të strukturave dhe inkriminimit të votuesve të tyre.

Çdo komentues që do të më tregojë të drejtën time për t’u shprehur për këto dy parti, do të dëshmojë injorancën e tij. Partitë politike nuk janë administrim subjektiv i pronës private./Insajderi.com