“Albin Kurti, paskrupullsisht, gjithçka instrumentalizon”

“Albin Kurti, paskrupullsisht, gjithçka instrumentalizon”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka njoftuar për vdekjen e babait të ministres në detyrë, Rozeta Hajdari.

E, ndaj kësaj ka reaguar këshilltari i presidentti të vendit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, duek thënë se Kurti, paskrupullsisht, gjithçka instrumentalizon, përcjell Insajderi.

Sipas tij, njëjtë sikur që e kishte instrumentalizuar në të kaluarën fatkeqësinë e vëllezërve Dehari, që tashmë i ka harruar, njëjtë edhe sot e instrumentalizoi një vdekje.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti, paskrupullsisht, gjithçka instrumentalizon. Njëjtë sikur që e kishte instrumentalizuar në të kaluarën fatkeqësinë e vëllezërve Dehari, që tashmë i ka harruar, njëjtë edhe sot e instrumentalizoi një vdekje. Ngushëllime ministres Hajdari për vdekjen e prindit. Por, ajo do të duhej të gjente forcë dhe të mos pranonte që të instrumentalizohej kaq çnjerëzisht. Nuk është që qytetarët nuk e kuptojnë politikën e simbolikave për të ndërtuar kontraste politike, por heshtin për shkak të ndjeshmërisë. Dhe, pse e bëtë këtë? Sa për ta përçuar një mesazh kinse jeni aq të përgjegjshëm, deri në vetëmohim, saqë as fatkeqësitë familjare nuk ua ndalin punën. Edhe cila na paska qenë ajo punë e rëndësishme? Shkarkim-emërime politike, a? Kjo është për t’u turpëruar, jo për t’u krenuar. Nuk njiheni ju për ndonjë shembull vetëmohimi dhe duke i instrumentalizuar politikisht edhe vdekjet vetëm po e shpërfaqni papërgjegjësinë tuaj. Rast shumë i ndjeshëm për t’u komentuar, por humanizmi nuk duhet të vdesë në shoqërinë tonë dhe nuk ju lejojmë as juve që të vrisni atë me një qasje kaq të papërgjegjshme!/Insajderi.com