Osmani akuzon Hotin për rrëzimin e Qeverisë

Osmani akuzon Hotin për rrëzimin e Qeverisë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur rreth mocionit që qoi deri tek rrëzimi i qeverisë Kurti.

Osmani ka thënë se Avdullah Hoti, ish zëvendëskryeministri i Kosovës, ishte një ndër zërat e fuqishëm që ndikoi në rrëzimin e qeverisë.

Ajo thotë se e kishte paralajmëruar Hotin se duhet të kishte besim te kjo qeveri pasiqë sipas Osmanit ishte qeveria më e mirë që kishte Kosova ndonjëherë.

“Çdo ditë e me shumë brenda qeverisë u rrit zëri kunder qeverisë së Kosovës, kështu deklaratat e Avdullah Hotit nëpër emisione ishte një zë sfidues ndajë qeverisë dhe kështu edhe ndodhi rrëzimi i qeverisë. I kam thanë Hotit që kjo është gabim dhe se duhet ti besohet kësaj qeverie”,ka thënë ajo në Desku të KTV-së.