
Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se inspektorët komunal bashkë me policinë janë të gatshëm që të marrin masa ndaj secilit që shkel masat që ka marr komuna e Prishtinës
Tahiri ka bërë thirrje që të lajmohen personat që i shkelin masat që i ka marr komuna e Prishtinës duke thirrur pa pagesë në numër të telefonit 080012233, 080012244, dhe 080012255.
“Të gjithë qytetarët e Prishtinës që i shohin se po shkelen rregullat mund të telefonojnë në numrin e inspektoratit Prishtinës sepse është numër pa pagesë dhe do të ju përgjigjemi ne kohë do të veprojmë menjëherë”, ka thënë Tahiri në RTK.