Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se një bombë është gjetur në afërsi të një kishte ortodokse serbe në Rahovec.
Ai ka dënuar ashpër siç e ka quajtur “valën e re të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj serbëve në Kosovë”, duke shtuar se “askush nuk do të jetë në gjendje që të detyrojë Serbinë të heqë dorë nga lufta e saj për interesat legjitime të popullit serb”.
Gjuriq është shprehur se edhe një mjet tjetër shpërthyes është gjetur në Mitrovicë tek ujësjellësi dhe sipas tij kjo po bëhet me qëllim “frikësimin e serbëve dhe inkurajimin e tyre për tu larguar nga Kosova”, njofton portali serb Blic.
Sa i përket informacioneve që Gjuriqit i kanë ardhur rreth këtyre mjeteve, ai ka thënë se ato kanë ardhur nga “organet kompetente”. /Insajderi.com