A u koordinuan PDK-LDK për rrëzimin e qeverisë Kurti – flet Kadri Veseli

A u koordinuan PDK-LDK për rrëzimin e qeverisë Kurti – flet Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje nuk po sillet dinjitetshëm në situatën që ndodhemi për shkak të pandemisë.

“Ajo çfarë ka bërë VV  është më tepër manipulim me emocione që nuk janë dinjitoze për situatën që po kalojmë. Kosovës i duhen SHBA-të, Bashkimi Europian dhe uniteti”, ka thënë Veseli në Rubikon në Klan Kosova.

Sipas Veselit, Vetëvendosje nuk ka pasë substancë as ta luftojë korrupsionin.

“PDK-ja qysh nga viti 2019 të gjithë kampanjën elektorale e ka fokusuar në luftimin e korrupsionit. Kam qenë i vendosur t’i shkoj deri në fund luftës kundër korrupsionit. Ndaj të korruptuarve s’duhet të ketë kompromis”.

Veseli ka thënë që Qeveria Kurti e rrëzoi veten,ndërsa tha se PDK s’ka pasë asnjë komunikim me LDK-në për rrëzimin e Qeverisë.

“Kam qenë i bindur që kjo Qeveri do të shkonte në dështimin më të turpshëm. E rrëzoi veten nuk i kemi rrëzuar ne. Nuk kemi pasë asnjë komunikim me LDK-në për rrëzimin e Qeverisë”.

“PDK do të vazhdojë të jetë në opozitë. Po të ishte një situatë normale e jo ajo në të cilën ndodhemi do të duhej të shkonim në zgjedhje të jashtëzakonshme”. Insajderi.com