Reagon Vjosa Osmani, i kundërpërgjigjet Agim Veliut

Reagon Vjosa Osmani, i kundërpërgjigjet Agim Veliut

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve të Agim Veliut, bashkëpartiakut të tij.

Osmani ka thënë se në këto ditë pandemie është me rëndësi të mbajmë higjienë mentale nga “shpifësit dhe shantazhuesit”.

“Vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të Coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm. Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues”, ka thënë Osmani.

Tutje, Osmani ka shkruar se “në të dyja betejat do ja dalim”.

Përmes një shkrimi në Facebook të mërkurën, Veliu i është adresuar kryetares së parlamentit, Vjosa Osmanit, duke e quajtur ‘përkthyese të Thaçit’ dhe duke i thënë se nuk ka guxuar të garojë në Mitrovicë dhe Prishtinë.

Veliu ka thënë se Osmani “që nuk guxoi të kandidojë për kryetare të Komunës së Mitrovicës”, po ia konteston legjitimitetin atij që i fitoi 15 palë zgjedhje të njëpasnjëshme.

“Fitoret radhazi në zgjedhjet lokale dhe nacionale flasin më së miri. Përkthyesja e Thaçit, e cila asnjëherë nuk ka guxuar të garojë në zgjedhje në komunën e saj dhe as në degën e saj, po ia konteston legjitimitetin qytetar një fituesi të 15 palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme”, shkruan Veliu.

Gjithashtu, Veliu ia përmendi Osmanit edhe Prishtinën, ku sipas tij, humbjet në Prishtinë erdhën si rezultat rolit të saj destruktiv dhe ambijceve karrieriste të saj.

“Ndërkaq, humbjet në Mitrovicë dhe në Degën e Tretë në Prishtinë kanë qenë të njëpasnjëshme, mes tjerash edhe për shkak të rolit të saj destruktiv e me ambicie karrierist”, tha Veliu.