Aksidenti në Gjilan: Motoçiklisti në gjendje të rëndë, dalin pamjet

Aksidenti në Gjilan: Motoçiklisti në gjendje të rëndë, dalin pamjet

Motoçiklisti i aksidentuar në Gjilan është gjendje të më rëndë shëndetësore. I njëjti është dërguar drejt për në spital.

Para pak çastesh, aksidenti ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Gjilan. Mes një veture dhe motoçiklistit.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të konfirmojë patrullat e policisë janë në vend të ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të një motoçiklisti dhe një veture, rasti është duke u hetuar për të parë se çka ka ndodhur. Motoçiklisti është më i lënduar është transportuar urgjent në spital, këto janë informacionet që kemi deri tani”, ka thënë Hashani për Insajderi.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar në lidhje me rastin…

 

Aksident i rëndë në Gjilan mes një motoçiklisti dhe një veture