Policia rrethon Postën

Policia rrethon Postën

Policia e ka “blinduar” Postën e Kosovës.

Një numër i madh policësh janë parë rreth objektit të Postës së Kosovës.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë, por e njëjta nuk ka dhënë ende një arsye zyrtare për rrethimin e këtij institucioni.

Ndaj numrit të madh të policëve ka reaguar edhe Posta e Kosovës.

“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhë policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.