Thaçi niset për destinacionet e “vetme” të Kosovës

Thaçi niset për destinacionet e “vetme” të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është nisur për Bruksel për të diskutuar për liberalizimin e vizave dhe transformimin e FSK-së në ushtri.

“Do të bashkëbisedojmë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, për jetësimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për të ardhmen e FSK-së”, ka shkruat Thaçi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Sipas tij “Bashkimi Evropian dhe NATO janë destinacionet e vetme të Kosovës”.

Thaçi në Bruksel do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani dhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Në fotografinë publikuar në Facebook, Thaçi për herë të parë shihet duke e bartur një çantë dokumentesh, gjë që nuk është vrejtur gjatë takimeve tjera në Bruksel. /Insajderi.com