Lushtaku sqaron se pse është vendosur logoja e PDK-së në pakot ushqimore

Lushtaku sqaron se pse është vendosur logoja e PDK-së në pakot ushqimore

Sami Lushtaku, kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Skenderaj, ka sqaruar vendosjen e logos së PDK-së në pakot ushqimore të cilat i shpërndan sot familjeve në nevojë në këtë komunë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lushtaku ka thënë se ato janë kontribut i anëtarësisë së PDK-së prandaj edhe i është vendosur logoja, përcjell Gazeta Insajderi.

“Sa i përket pakove ushqimore, ato janë kontribut i anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj dhe i të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë prandaj kemi vendosur llogon e degës. Merita është e të gjithëve dhe jo e imja. E di që do të doje që çdo gjë të kalonte përmes teje por jemi në sistem demokratik dhe të gjithë kemi të drejtë të ndihmojmë sa kemi mundësi. Ashtu edhe do të bëjmë”, ka shkruar Lushtaku.

Për vendosje të pakos, Lushtaku u kritikua nga shoqëria civile e po ashtu edhe nga i pari i Skenderajt, Bekim Jashari. Ai akuzoi Lushtakun se këtë është duke e bërë për poena politikë. /Insajderi.com