Ahmeti ka një sqarim për bizneset pas karantinimit të Prishtinës

Ahmeti ka një sqarim për bizneset pas karantinimit të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qartësuar po ashtu edhe punën se si do të funksionojnë edhe bizneset pasi që Prishtina është futur në karantinë.

Përmes një lidhje direkte në faqen e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se Ministria e Tregtisë është duke përgatitur një listë për bizneset të cilat do të funksionojnë në kryeqytet.

“Ministria e Trgtisë është duke planifikuar në një listë të bizneseve që janë të lejuar të qarkullojnë gjatë peridhuës së karantinës. Ata që është e nevojshme për furnizim furra, merkete do të jetë lista e specifikuar për secilin biznes dhe punëtorë të cilët do të  kenë të drejtë të lëvizn. Neër do të jetë lista nga Ministria e Tregtisë dhe të gjitha kodeve për secilin biznes” ka thënë Ahmeti.