Edhe ne kohën e pandemisë COVID-19, Veriu i Kosovës vazhdon të funksionoi s" />

Sonte transmetohet dokumentari ‘Kush e kontrollon Veriun’?

Sonte transmetohet dokumentari ‘Kush e kontrollon Veriun’?

InDoks sonte në ora 19:50 transmeton dokumentarin “Kush e kontrollon Veriun?” në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Edhe ne kohën e pandemisë COVID-19, Veriu i Kosovës vazhdon të funksionoi shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Republikës. Pikërisht në urën mbi Ibër që e ndanë Mitrovicën në dysh, në baza etnike, aty ëhstë vendosur edhe kontrolli për të ndarë Veriun e prekur nga pandemia, dhe Jugun që konsiderohet ende i paprekur.

Ky qytet vazhdon të jetë i ndarë. Edhe në kohë pandemie edhe pa të. Edhe në kohë paqeje edhe në kohë trazirash. Por, në këtë kohë pandemie, si kurrë më parë po shtrohet një pyetje legjitime: Kush e kontrollon Veriun?

Kush e shpalli atje gjendjen emergjente? Qeveria e Aleksandër Vuçiçit dhe strukturat e kontrolluara nga ajo, po Qeveria e Albin Kurtit? Urdhëratës e kujt i zbatojnë policët kosovarë? A e ka humbur kontrollin qeveria kosovare në këtë tokë të Republikës?