
Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ( PDK), ka thënë se qeveria në detyrë, ka dorëzuar Serbisë në një nga segmentet më të rëndësishëm Beogradit, atë të shëndetësisë.
Gjoshi ka thënë se përveç se Policia e Kosovës po dirigjohet nga Beogradi, qeveria nuk ka pasur fuqi as që ti zbulojnë vendimet që kanë marrur për veriun e Kosovës.
“Është tentuar të mbahet fshehur, e ju është dorëzuar një segment shumë i rëndësishëm siç është shëndetësia në duar të Vuçiqit, e kjo është tentu te mbahet fsheftë i kemi sfidu publikisht kryeministrin, qysh kur ka dalë më atë video e u mundua të akuzoj për ta mbuluar një paaftësi që ta publikojë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që janë marrë më 9 Prill”, ka thënë Gjoshi.
Kujtojmë se PDK-ja, ka reaguar pas situatës në veri të Kosovës. Ajo kishte deklaruar se Qeveria e shkarkuar e Kurtit duhet të mos abuzojë me pandeminë për të mbuluar këto lëshime ndaj Beogradit dhe duhet sa më parë të bëj transparente çfarë do marrëveshje apo bashkëpunimi është duke bërë me strukturat paralele serbe/InsajderiInDoks