Vrasje në tentativë në Prishtinë, dy persona përfundojnë në QKUK

Vrasje në tentativë në Prishtinë, dy persona përfundojnë në QKUK

Njësia policore në Prishtinë ka hasur tre të dyshuar, ku njëri prej tyre ishte plagosur nga arma e zjarrit dhe tjetri ishte i therrur me thikë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa thika, përcjell Insajderi.

Raporti i plotë i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË Prishtinë 12.04.2020 – 15:00. Njësia policore, ka hasur tre të dyshuar meshkuj kosovar, ku prej tyre njëri ishte i plagosur nga arma e zjarrit dhe tjetri ishte i therur me thikë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa thika. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është liruar, ndërsa dy të dyshuar që gjenden në QKUK ju është lëshuar vendim për ndalim./Insajderi.com