Një 39 vjeçare në gjendje të rëndë në QKUK nga koronavirusi

Një 39 vjeçare në gjendje të rëndë në QKUK nga koronavirusi

Një grua e moshës 39-vjecare është operuar gjatë ditës së djeshme në sallat e Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme Abdominale në QKUK. Ajo u fut në operacion pa e ditur mjekët se ishe e prekur nga Covid 19.

Pacientja në fjalë fillimisht ishte pranuar në Spitalin e Pejes. Nga aty ajo u transferuar për në QKUK ku edhe u operua.

Lajmin se kjo grua ka rezultuar me Covid 19 e kanë konfirmuar për zyratrë nga SHSKUK.

“Ju konfirmojmë se një rast kirurgjik i transferuar nga Spitali i Pejës është punuar si rast urgjent ne emergjencë nga kirurgët abdominal dhe ekipi anestezionit. I njëjti rast pasi i është bërë analiza për Covid-19, ka rezultuar pozitiv. Jemi në pritje të raporteve zyrtare, mesa kemi informatat e para, stafi ka punuar me masa mbrojtëse. Jemi në konsultim me Institutin dhe instancat tjera relevante për hapat e mëtejmë. Poashtu, kemi informuar institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe presim te koordinohemi rreth hapave të mëtejme”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Bdërkohë stafi i Kirurgjisë Abdominale janë izoluar deri në bërjen e testit.

39-vjecarja gjendet në Kujdesin Intenziv të QKUK-së në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kirurgët e QKUK-së e operuan urgjent, pacientja pas intervenimit del pozitive me Covid-19