
Mërgimtari nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazmend Gjonbalaj, kishte premtuar 50 milionë euro investime në Kosovë nëse fiton Albin Kurti në zgjedhjet e fundit.
Zgjedhjet nga Kurti u fituan por Gjonbalaj nuk po shihet askund me milionat e tij. Madje as në kërkesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili dje ka njoftuar se ka hapur xhirollogari për diasporën që të ndihmojnë Kosovën në luftën kundër Koronavirusit, Gjonbalaj, nuk po bëhet i gjallë, shkruan Gazeta Insajderi.
Nismës së kryeministrit të shkarkuar i janë përgjigjur pozitivisht kosovarët që jetojnë në vendet e ndryshme të botës.
Madje për të treguar përkrahjen e tyre kanë publikuar shumën që i kanë dhuruar për të ndihmuar Kosovës.
Por Gjonbalaj, deri tani të paktën zyrtarisht nuk e ka dhënë asnjë cent për Fondin e hapur nga kryeministri në detyrë për luftën kundër koronavirusit.
Kujtojmë se paratë që do të dhurohen nga diaspora do të shkojnë direkt në Thesarin e Kosovës./ Insajderi.com