Ky është orari i ri për qarkullim të qytetarëve

Ky është orari i ri për qarkullim të qytetarëve

Ministri në detyrë Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media sonte shpalosi masat e reja për parandalimin e Koronavirusit në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai duke bërë me dije se çdo ditë qytetarët do t’i kenë në dispozicion vetëm 1 orë e 30 minuta mundësi të lëvizjes për të blerë gjërat e nevojshme dhe për të bërë pagesat, tregoi se si do të jetë mënyra që do të mbikëqyret kjo.

Nëpërmjet numrave të parafundit personal të letërnjoftimit, qytetarët do të dijnë kohën e tyre të caktuar për të lëvizur.

Kujtojmë, se ministri Vitia njoftoi se këto masa do të jenë në fuqi deri më 4 maj, ndërsa kërkoi që këto të zbatohen deri në pikën e fundit./ Insajderi.com