Huqja e ministrisë te orari i qarkullimit – Në vend të numri personal e shkruajnë numri i letërnjoftimit

Huqja e ministrisë te orari i qarkullimit – Në vend të numri personal e shkruajnë numri i letërnjoftimit

Në masat e reja të qarkullimit të qytetarëve në Kosovë, kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët kanë të drejtë të lëvizin vetëm 1 orë e 30 minuta në ditë, për të bërë blerjet e nevojshme dhe pagesat, shkruan Insajderi.

Por, në njoftimin e MSH-së, se si do të bëhet dalja e qytetarëve, është një huqje e madhe.

Në tabelën e paraqitur që të sqarohet se kur secili qytetar mund të dalë për 1 orë e 30 minuta, MSH, e ka huq duke e shkruar numri i letërnjoftimit e jo Numri Personal. Kjo po bënë konfuz qytetarët që ta dinë se cilin numër në letërnjoftim ta shikojnë

Pra, secili qytetarë duhet ta shikojë numrin e parafundit personal në letërnjoftim, për të ditur se kur mund të ketë mundësi të dalë për të kryer blerjet dhe pagesat e nevojshme./ Insajderi.com