“Arben Vitia, është viktima e parë e veprimeve kamikaze të Albin Kurtit”

“Arben Vitia, është viktima e parë e veprimeve kamikaze të Albin Kurtit”

Artan Behrami, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, se ashtu siç e hodhi gazin lotsjellës i pari në vitin 2014, ashtu e shkeli edhe kushtetutën i pari në vitin 2020, shkruan Insajderi.

Madje, sipas Behramit, ministri më i mirë i kësaj Qeverie, Arben Vitia, është viktima e parë e veprimeve kamikaze të Albin Kurtit.

Statusi i plotë i Artan Behramit:

Më 2014, Albin Kurti e hodhi i pari gazin lotsjellës, duke sfiduar të gjitha ata që ishin më pak se ai!

Më 2020, kryeministri Albin Kurti e shkeli i pari Kushtetutën e Kosovës, duke sfiduar të gjithë ata që janë më pak se ai.

Ministri më i mirë i kësaj Qeverie, Arben Vitia, është viktima e parë e veprimeve kamikaze të Albin Kurtit.

Natyrisht, ai nuk do të jetë i fundit! ​/Insajderi.com