Mustafa pyet Qeverinë: A keni përgjigje për bujqit, si do t’i mbjellin arat

Mustafa pyet Qeverinë: A keni përgjigje për bujqit, si do t’i mbjellin arat

Ministria e Shëndetsisë mbrëmë në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka treguar për masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas këtyre masave, një personi i lejohet të dal vetëm një orë e gjysmë gjatë ditës, shkruan Insajderi.

Por ky vendim po kundërshothet nga bujqit, pasi që po konsiderojnë se më këtë nuk mund t’i punojnë tokat e tyre.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari ë Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke kërkuar përgjigje nga Qeveria në detyrë  se si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojnë të dalin nga shtëpia.

Postimi i tij i plotë: