Qalaj: Policia po punon me orar 12 orësh

Qalaj: Policia po punon me orar 12 orësh

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se mbi 8 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke punuar me orar 12 orësh.

“Mbi 8 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, me orar 12 orësh, janë të angazhuar në menaxhimin e situatës në aspektin e sigurisë, në parandalimin e lëvizjes së qytetarëve dhe aktiviteteve të tjera gjatë periudhës kur vendi po përballet me Covid-19”, ka thënë Qalaj.

Qalaj thotë se Policia po operojnë njësoj në të gjithë Republikën e Kosovës gjatë menaxhimit të situatës me Covid-19.

Qalaj tregon numrin e pjesëtareve të PK-së të cilët janë prekur me koronavirus, e edhe për qindra ndalime e arrestime si pasojë e mos respektimit të masave nga ana e qytetarëve.

Drejtori i Policisë së Kosovës, ndër të tjera, thotë se ka nevojë për disiplinë më të madhe qytetare në mënyrë që të tejkalohet më lehtë kjo pandemi.

Disa nga komunat e Kosovës tashmë janë të vendosura në karantinë, si ma së preventive për mos përhapje të virusit dhe shtimit të rasteve pozitive./Insajderi.com