Ministri i Financave thotë se kanë marr kredi 52 milionë euro, por e ka bllokuar kuvendi

Ministri i Financave thotë se kanë marr kredi 52 milionë euro, por e ka bllokuar kuvendi

Besnik Bislimi, Ministri i Financave dhe Transfereve ka treguar se si qeveri kanë kërkuar ndihmë nga organizatat botërore për marrje të kredive.

“Kemi kërkuar ndihmë nga Banka Kombëtare, Fondi Monetar nga të gjitha organizatat botërore dhe na kanë premtuar se do të ketë shumë kosto shumë të vogël”, ka thënë Bislimi.

Po ashtu ministri i Financave ka thënë se kanë marr edhe një kredi nga Fondi Monetar prej 52 milionë eurosh.

“Kemi marr një kredi prej 52 milionë euro nga Fondi Monetar dhe kjo nuk ka nevojë të shkojë në kuvend”, ka thënë në konferencë Bislimi. /Insajderi.com