Katër policë në veri të infektuar me koronavirus

Katër policë në veri të infektuar me koronavirus

Katër polic nga komunat veriore janë infektuar me koronavirus, kanë bërë të ditur burime të Insajderit.

Policët, M.V, D.R, N.U dhe D.V kanë dal pozitiv në testin për virusin Covid-19.

Po sipas këtyre burimeve të Insajderit, menaxhimi i situatës në komunat veriore me koronavirus ka dal jashtë kontrollit.

Ndërkohë, më herët drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, tha se janë 5 zyrtarë policor që janë infektuar me koronavirus.

Ai ka theksuar se 3 janë nga komunat veriore, një nga Prishtina dhe një nga Malisheva.

“Po veç është bërë e ditur se në kuadër të policisë kemi 5 kolegë të infektuar me koronavirus. Gjendja e tyre është stabile mirëpo janë duke u trajtuar”, ka thënë Qalaj në T7.   /Insajderi.com