Lajm i mirë: Shërohet pacientja e 5 nga Koronavirusi në Vushtrri

Lajm i mirë: Shërohet pacientja e 5 nga Koronavirusi në Vushtrri

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se është shëruar pacientja e pestë në këtë komunë, shkruan Gazeta Insajderi.

Tahiri përmes një statusi në Facebook ka thënë se në luftën kundër përhapjes së Coronavirus në Vushtrri, secila fitore si kjo është inkurajim i madh për të gjithë ne për të vazhduar përpara.

“Pacientja e 5 e shëruar nga Covid 19 në Vushtrri 🙏 Në luftën tonë kundër përhapjes së Coronavirus në Vushtrri, secila fitore si kjo është inkurajim i madh për të gjithë ne për të vazhduar përpara. Si rezultat i angazhimit të madh të krejt strukturave tona bashkë me IKSHPK, asnje kontakt i testuar i kësaj pacienteje nuk ka rezultuar pozitiv, prandaj këtë e quaj fitore 🤝👊 Unë jam i vetëdijshëm për sakrificat e mëdha të gjithësecilit nga Ju, por në këtë kohë bashkëpunimi ynë shpëton jetë. Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus”, ka shkruar Tahiri.