Dënohet me 400 euro supermarketi që ngriti çmimet në arkë

Dënohet me 400 euro supermarketi që ngriti çmimet në arkë

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, ka njoftuar se një supermarket në këtë komunë është gjobitur me 400 euro, pasi kishte rritur çmimet e produktit në arkë.

“Pas informatës që inspektorët e komunës sonë kanë marrë nga një qytetar i ndergjegjshëm se biznesi x produktit të caktuar ia ka rritur çmimin në arkë, ata kanë bërë inspektimin dhe kanë gjobitur me 400 euro biznesin përkatës” ka shkruar Jashari në Facebook.

Ai thotë se bashkëpunimi i qytetarëve me organet komunale është dëshmi e besimit që ata kanë tek ta dhe në punën që bëjnë.

“Të dashur qytetarë, vetëm duke bashkëpunuar e me besim të ndersjelltë do të arrijmë progresin shoqëror. Ligji mbi të gjithë!”. ​/Insajderi.com 

No photo description available.