Ministria e Kulturës organizon aktivitete online për të rinjtë

Ministria e Kulturës organizon aktivitete online për të rinjtë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se së shpejti pritet të organizojë aktivitete online për të rinjtë.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, përcjell Gazeta Insajderi.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me United Nations Kosovo Team, do të organizojnë aktivitete online për të rinjë, gjatë situatës COVID – 19”, ka shkruar Dumoshi.

Ky organizim do të fillojë nesër me fillim nga ora 18:00 dhe do të zgjasë deri në ora 19:30.

“Nesër 16 Prill, ora 18:00-19:30, do të argëtohemi së bashku; Koncert LIVE me këngëtarin e mirënjohur Shpat Deda, Video – mesazhe sensibilizuese nga Ulrika Richardson dhe Vlora Dumoshi, dhe shumë risi tjera gjatë ditëve në vazhdim”, ka treguar Dumoshi. /Insajderi.com

Të dashur të rinjë,Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me United Nations Kosovo Team, do të…

Gepostet von Vlora Dumoshi am Mittwoch, 15. April 2020