
Pavarësisht përpjekjeve ose jo të Qeverisë së Kosovës për të integruar pjesën veriore të vendit, kjo gjithmonë del të jetë fragjile, sidomos aspketi I sovranitetit dhe sigurisë.
Derisa në Veri situata mbetet ende jo krejt e qartë se kush po e kontrollon atë, e se kush po i merr masat për mbrojtje nga COVID-19, Serbia apo Kosova, ajo që dihet është që masat atje nuk janë si në krejt territorin e Republikës. Një dasmë që u lejua që të mbahet edhe pasi që në Kosovë ishin ndaluar të gjitha aktivitetet publike, dyshohet që k ndikuar shumë në numrin e të prekurve nga pandemia në atë pjesë.
Bedri Elezi, ekspert i sigurisë, ka thënë se në këtë kohë pandemie Agjencia për Intelegjencë në Kosovë, nuk duhet të punoj me orë kujdestari, pasi mund të ndodhë diçka e dëmshme për Kosovën.
“Situata e Veriut është serioze, AKI-ja duhet të punojë me kapacitet të shtuar të sjell informacione të detajuar e zyrtare për Qeverinë e Kosovës, me këto argumente që do të grumbullojmë nga terreni duhet të veprojë faktori ndërkombëtar, pasi mundet eventualisht të parandalohen, përndryshe mund të kemi situate të reja e cila mund të jetë e pa pranushme dhe e dëmshme për Kosovën”, ka thënë Elezi.
Kurse banorët në fshtatrat të Veriut, me shumicë shqiptare kanë thënë se nuk do t’i marrin seriozisht vendimet e Serbisë atje.
“Nuk di çka të them me këtë, ne aspak nuk jemi duke marrë serizosht me këtë se në vetëm çdo urdhër nga Qeveria e Kosovës, vetëm urdhërat do t’I zbatojmë më këtë karatinë për 6 ditë që na kanë future që nga Republika e Kosovës, vetëm ato urdhërat do t’I zbatojmë me këtë karantinë për 6 ditë që na kanë future që ka qenë nga Republika e Serbisë do të thotë po ne ato nuk do ti marrin parasysh urdhërat e Serbisë”, ka thënë Ilir Boletini.
Mefail Bajqinovci, nga Lëvizja e Vetëvendosjes, ka thënë se Dogana e Policia e Kosovës po zbatojnë, vendimet e Qeverisë së Kosovës.
“Me rëndësi që vendimet në Veri janë duke u zbatuar Dogana e Policia e Kosovë dhe institucionet e ndryshme që janë, normalisht e dijimë që Veriu është pak më ndryshme dhe nuk trajtohet për 50 ditë”, ka thënë Bajqinovci.