E akuzonte Qeverinë Kurti për Veriun, pse i ndryshoi qëndrimet zyrtari i Vetëvendosjes në Zveçan?

E akuzonte Qeverinë Kurti për Veriun, pse i ndryshoi qëndrimet zyrtari i Vetëvendosjes në Zveçan?

Nënkrytari  asamblesë së Zveçanit, Lavdim Peci, para disa ditësh ka akuzuar partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, se nuk janë përgjigjur thirrjes së tij për situatën në veri të Kosovës.

Ai ka kritikuar në qeverinë në detyrë të Kurtit, pasi ishte munduar që të kontaktoj më ta gjatë ditës mirëpo nuk iu është përgjigjur askush.

“Marre është për Qeverinë e Kosovës çka janë tu ba. Këtu qytetarët janë duke vuajtur. Unë ju kam dërguar edhe letër zyrtare partisë dhe Qeverisë dhe deri të hanën i pres nëse s’marr përgjigje kam me ju shku në Prishtinë”, kishte deklaruar zyrtari i lartë i VV nga Komuna e Zveçanit në veri të Kosovës.

 

Peci në një intervistë për InDoks i ka rënë pishman, ai ka thënë tash se Qeveria e Kurtit ka mbërri për 52 ditë sa 20 vite qeveritë e tjera, duke shtuar se deklaratat e tij kritike ndaj qeverisë ishin keqpërdoruar nga mediat.

“Tash politika është shumë e keq e po ndikon keq në këto ditë, tash ju kanë gju Qeverisë Kurti që 52 ditë hala një qeveri nuk ka mujt me mbërri sa ka mbërri kjo për 52 ditë. Në pjesen veriore janë dy struktura që punojnë me të Kosovës dhe të Serbisë është shumë e vërtetë, amo qetash për qetash qeveria që ka qenë 52 dite ka mbërri sa këto tjera që kanë qenë 20 vite. Kam folur me Lëzivjen Vetëvendosje, të dielën me kanë lajmëru se çdo gjë është në rregull deri qetash ka shku shumë mirë”, ka shtuar Peci