Gjykatat refuzojnë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë dhe SHKK-së për lirimin e 23 të burgosurve me gjendje të rëndë shëndetësore

Xheneta Uka

Gjykatat refuzojnë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë dhe SHKK-së për lirimin e 23 të burgosurve me gjendje të rëndë shëndetësore

Gjykatat e Kosovës kanë refuzuar kërkesën e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Ministrisë e Drejtësisë për lirimin e 23 të burgosurve me gjendje të rëndë shëndetësore, pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Kjo pasi që Gjykata ka thënë se nuk ka bazë për pezullim të dënimeve dhe se Komisioni i mjekëve i ka rekomanduar Gjykatave se të dënuarit në fjalë mund të trajtohen brenda institucioneve korrektuese, shkruan Insajderi.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Florent Gashi zëdhënësi për media nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Gjykatat kompetente kanë njoftuar Shërbimin Korrektues të Kosovës se nuk ka bazë për pezullim të përkohshëm të ekzekutimit të dënimit ndaj të dënuarve për të cilët kemi parashtruar kërkesë. Komisioni i mjekëve i ka rekomanduar Gjykatave se të dënuarit në fjalë mund të trajtohen brenda institucioneve korrektuese, dhe mbi këtë bazë është bërë kemi marrë përgjigjie negative.”, ka thënë Gashi për Insajderin.

Ndonëse, Gjykatat ka konsideruar se të dënuarit në fjalë mund të trajtohen brenda institucioneve korrektuese, Gashi tha se këto kërkesa ishin konstatuar nga sistemi shëndetësorë i burgjeve, që të burgosurit që vuajn nga sëmundjet e rënda, tu pezullohen dënimit.

“Sistemi Shëndetsorni burgjeve ka konstatu se të burgosurit vuajn nga sëmundjet e rënda, mbi këtë bazë është ba kerkesa per pezullim të dënimit. Duke pas parasyshe kohën e pandemisë! Pastaj gjykata në bazë të kompetencave ligjore e ka vlerësu përmes ekspertve mjekësor dhe ka vendose ti refuzoi kërkesat”, ka thënë Gashi për Insajderin.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjevë, Nehat Thaci ka thënë për Insajderin se SHKK ka kapacitet për trajtimin e të dënuarëve që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ne jemi duke i trajtuar dhe kemi kapacitet për t’i trajtuar edhe me tej, kërkesa jonë ka qenë në formë lehtësimin në këtë kohë të pandemisë”, ka thënë Thaci për Insajderin.

Janë bërë një muaj që kur Shërbimit Korrektues ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë t`ua pezullon vendimin e dënimit 23 personave. Pasi këta persona duhet të dërgohen në spital apo në kujdes shtëpiak për shkak të moshës së shtyrë dhe sëmundjeve kronike. Ndonëse kjo pritje rezultoj me përgjigje negative.

Këto kërkesa filluan të refuzoheshin disa javë pas kërkesës së SHKK dhe Ministrisë së Drejtësisë, shkruan Insajderit.

Gjatë këtij muaji Gjykata Themelore në Pejë kishte refuzuar kërkesën për pezullim të dënimit katër të burgosurve në burgjet e Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës së bashku me Ministrinë e Drejtësisë kanë propozuar pezullimin e vendimit të dënimit për 23 persona me gjendje shëndetësore më të rëndë. Deri më tani kemi njoftime se katër  kërkesa nuk janë aprovuar, ndërsa jemi në pritje të kërkesave  të tjera”, thuhet në përgjigjiet e SHKK-së dhënë Insajderit.

Koronavirusi tashmë ka prekur edhe Shërbimin Korrektues të Kosovës./Insajderi.com

Koronavirusi: Kërkohet pezullimi i dënimit për 23 persona me sëmundje kronike në burgjet e Kosovës