Dezinfektohet ndërtesa e izoluar në Prishtinë ku ka pas të prekur me koronavirus

Dezinfektohet ndërtesa e izoluar në Prishtinë ku ka pas të prekur me koronavirus

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është duke u bërë dezinfektimi i komplekseve banesore që janë të izoluara pasi ka të prekur me koronavirus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka postua një video ku shihet duke u bërë dezinfektimi, përcjell Gazeta Insajderi.

Derisa ka shkruar se  “Para disa ditëve kemi izoluar një kompleks banesash në Prishtinë edhe pse vetëm pak persona kanë qenë të prekur. Sot po dezinfektojmë edhe njëherë krejt ndërtesat e kompleksit dhe pastruam pjesën e jashtme”.

Më herët Ahmeti ka bërë thirrje tek qytetarët që të qëndruar në shtëpi dhe të sigurt. /Insajderi.com