E zakonshme: Njerëzit e kryeministrit tash sulmojnë “Profen e respektuar të Kurtit”

E zakonshme: Njerëzit e kryeministrit tash sulmojnë “Profen e respektuar të Kurtit”

Është bërë e zakonshme që njerëzit e afërt të kryeministrit në largim, Albin Kurti t’i dalin në mbrojtje shefit të tij, tashmë të shkarkuar.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe këshilltari i ri i tij, Shkëlzen Gashi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka sulmuar “Profen e respektuar të Kurtit”, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafën, raporton Gazeta Insajderi.

Gashi ka postuar një deklaratë të Mustafës gjatë vitit 1990 atë botë kur Mustafa ishte pjesë e Qeverisë së Serbisë.

“Insert nga Stenogrami i Mbledhjes së Mbyllur të Qeverisë së Kosovës, kryesuar nga Jusuf Zejnullahu dhe të Qeverisë së Serbisë, kryesuar nga Stanko Radmilović, 9 qershor 1990, Gërmi, Prishtinë: “Ministri Isa Mustafa: Distancohem nga mendimi se anëtarët e Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Kryeministri Jusuf Zejnullahu) veprojnë nga pozitat e alternativës kosovare (LDK-së). Kjo është një deklaratë për të cilën nuk ka asnjë argument dhe kësisoj nuk duhet dhënë mendime paushalle”, ka shkruar Gashi.

Tutje, këshilltari i Kurtit është shprehur se kush e kishte menduar se Mustafa që dikur distancohet nga LDK-ja të jetë në krye të saj.

“Kush e ka mendu atëherë se ky burri që po distancohet prej LDK-së, një ditë do të jetë udhëheqësi kryesor i saj? Jeta është e çuditshme”, ka përfunduar Gashi. /Insajderi.com

Insert nga Stenogrami i Mbledhjes së Mbyllur të Qeverisë së Kosovës, kryesuar nga Jusuf Zejnullahu dhe të Qeverisë së…

Gepostet von Shkëlzen Gashi am Samstag, 18. April 2020