Kryetari i Vitisë ka një kërkesë ndaj Qeverisë

Kryetari i Vitisë ka një kërkesë ndaj Qeverisë

Kryetari Haliti u takua në Prishtinë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë Izet Sadiku.

Në këtë takim kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me të pranishmit diskutoi për masat e marra në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit COVID-19.

Gjithashtu kryetari Haliti kërkoi përkrahje financiare nga dikasteret e caktuar me qëllim të përkrahjes edhe më të madhe qytetarëve në këtë kohë të pazakontë të pandemisë.

Takimi u mbajt në oborrin e Institutit të Shëndetit Publik.