Ditën e Enjte Microsoft konfirmoi planet për prezantimin e Visual Studio 2017 më 7 Mars. Suita u bë publike vitin e kaluar dhe erdhi me një version eksperimental në Nëntor të 2016-ës.
Më 7 Mars Microsoft gjithashtu do të mbajë një ngjarje dy ditore, nw tw cilwn wshtw e ftuar Julia Liuson nga CVP, Brian Harry nga VSTS CVP, Inxhinierin Miguel de Icaza dhe Scott Hanselman nga .NET, shkruan PCWorld.
Visual Studio do të sjellë përmirësime në navigimin e kodit, rregullime të kodit, Debugging etj. Microsoft ka premtuar një IDE më të shpejtë dhe një mënyrë të ere të editimit të çdo kodi pa projekte dhe zgjidhjet.
Ngjarja e mbajtur më 7 Marsit do të shënojë gjithashtu 20 vjetorin e Visual Studio. Versioni i parë debutoi në Shkurt të vitit 1997. /insajderi.com