Koha kur Kurti e kërkonte Veton Surroin “të gjallë a të vdekur”

Koha kur Kurti e kërkonte Veton Surroin “të gjallë a të vdekur”

Kryeministri i qeverisë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kohë më parë në një protestë të llojit të tij, e kishte kërkuar ish-kryetarin e partisë ORA, Veton Surroin, ‘të gjallë ose të vdekur’.

Veton Surroi, ishte një nga personat që nënshkroi marrëveshjen e Rambujesë, konferencë kjo të cilën Kurti e kishte kundërshtuar fuqishëm.

Në mesin e të kërkuarve si “të gjallë a të vdekur”, janë edhe ish-kryeministri i vendit, Bajram Kosumi, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci.

Ndërsa sot, Veton Surroi, mbështeti pranimin e testeve për koronavirus nga Kurti, të cilit ia dhuroi Serbia.

Testet nga Serbia – të gjithë e kritikojnë, Surroi i vetmi pëkrahës i Kurtit