51 rastet e reja me koronavirus: Gjysma e të infektuarve vijnë nga veriut i vendit

51 rastet e reja me koronavirus: Gjysma e të infektuarve vijnë nga veriut i vendit

Nga gjithsej 51 rastet e reja që u konfirmuan sonte me COVID-19, 25 janë nga komunat veriore, shkruan Insajderi. 

Bazuar në njoftimin e IKShPK-së, 13 raste u regjistruan në Zubin Potok, 6 raste në Mitrovicën e Veriut, 4 raste në Zveçan dhe 2 të tjera në Leposaviq.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, tre (3) nga Vojnovc-Shtime, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë. “, njofton IKSHPK.

Ndërsa, në total numri i të prekurve ka arritur në 561, me 102 të shëruar e 12 të vdekur./Insajderi.com

Lexo edhe:

Plus 51 raste me koronavirus në Kosovë