Kosova, ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet!

Kosova, ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet!

Dimal Basha

Ç’ka qenë?!

Amerika nuk ka qenë gjithmonë e fuqishme e as e madhështore sikur që e njihni sot. Në shpalljen e Pavarësisë në vitin 1776 Amerika kishte më pak se 5 milion banorë derisa Franca kishte 27 milion kurse Britania e Madhe diku rreth 15 milion. Në shek. e XVIII britanezët imponuan shumë masa shtypëse, dhe menjëherë pas kësaj, kolonistët amerikanë u takuan në Filadelfia nga 5 shtatori deri në tetor 1774. Aty vendosën që masat shtypëse britaneze ishin akte të patolerueshme dhe i kundërshtuan fuqishëm. Në rezolutën që ata miratuan, ata krijuan një shoqatë për të bojkotuar mallrat britaneze dhe kaluan 10 akte ku numëroheshin të drejtat e kolonistëve.

Edhe pse Britania ishte superfuqi dhe Amerika ishte shumë më e dobët ekonomikisht, por edhe me popullsi, megjithatë madhështia e atij vendi u ndërtua nga fuqia për të qëndruar në këmbë përballë armiqëve, sado që të fortë ishin ata. Thomas Jefferson, një nga baballarët e kombit amerikanë thotë, “më mirë e preferoj një liri të rrëzikshme, se sa një skllevëri të qetë.”

Historia jonë nuk dallon nga ajo e Amerikës. Të njejtën na mësuan edhe heronjtë tanë si Skënderbeu e Adem Jashari, që vdiqën duke luftuar armiq shumë më të mëdhenjë, por megjithatë vdiqën në këmbë, dhe refuzuan të jetojnë të gjunjëzuar. Mitrush Kuteli në amanetin e tij i dëshpëruar shkruan se ka refuzuar të që të vjedhjte dhe të tradhtonte duke u shërbyer të huajve për të grabitur vendin dhe duke marrë para për këtë shërbim.

“Zgjodha rrugën e kundërt,” shkurante Kuteli, “luftën kundër atyre që donin të grabisnin.” Pra me fjalë të Sami Frashërit, kjo ka qenë e kaluara jonë, me njerëz që kanë pas vlera dhe ideale që çojnë drejt madhështisë ku janë sot edhe vendet më të zhvilluara.

Ç’është?!

Unë kurrë nuk kam qenë në politikë, dhe arsyeja e vetme për përfshirje mbeten vlerat amerikane dhe idealet Adem Jasharit e plot intelektualëve që sikur Jefferson, janë udhërrëfyesit tanë. Amerika vazhdon të ketë politikanë që punojnë për Amerikën dhe interesat e qytetarëve, por Kosova sot ka vetëm një, Kryeministrin Kurti që është lideri i vetëm që përfaqëson këto vlera dhe ideale që ne si popull i synojmë. Edhe nëse ka pas diçka që nuk kam pajtuar, e kam ditur që qëndron i pastër dhe i pathyeshëm në këto vlera dhe ideale që më ka bërë të palëkundur për ti qëndruar pas në arritjen e objektivave që i ndajmë të gjithë ne.

Ndoshta kjo Qeveri për 50 ditë nuk ka kthyer gjithë mirëqenien aty ku ka dashur e synuar, mirëpo ka kthyer shpresën e munguar, dhe sot në mendjen e secilit qytetarë pas dy dekadave qytetari e di se ky vend paska politikanë të pakorruptuar që punojnë e luftojnë për ta, prandaj edhe nuk do t’i fal ata që i vjedhën dhe i tradhëtuan. Kjo është Kosova sot, standardi i ri, përfaqësues të ndershëm e lider viozionarë të panënshtrueshëm dhe të pashantazhueshëm. Populli nuk bie më poshtë, dhe e di mirë që nuk e mban kush më lartë se Lëvizja.

Ç’do të bëhet?!

Këta politikanë të korruptuar sot shantazhohen dhe detyrohen të nënshtrohen. Prioriteti i tyre nuk janë qytetarët dhe mirëqenia e tyre, por shpëtimi nga e kaluara e tyre e brishtë dhe prandaj janë në gjendje edhe të shkëmbejnë territore në këmbim të pastrimit të tyre nga krimet që kanë bërë. Megjithatë, kjo është vetëm iluzion i tyre, sepse nuk ka Gjykatë kombëtare e ndërkombëtare që i fal ata. Kjo për dy arsye. E para, drejtësia sot ndoshta vonon, por kur nuk i harron, dhe e dyta, derisa Mitrush Kuteli thoshte jam i pafuqishëm sepse ndjehet i vetëm,, sot Kryeministri mundet për shkak se nuk është i vetëm, kjo sepse ka vullnetin e popullit që i qëndron pas.

E di që ka prej tyre që nuk po arrijnë ta kuptojnë presionin e Amerikës dhe janë të heshtur para një skenari që nuk kemi qenë asnjëherë më parë. Mirëpo unë ju them se Grenell nuk përfaqëson vlera amerikane, e as idealet e themeluesëve të atij vendi, Grenell krejt çka përfaqëson janë interesat e shefit të tij Trump. Jo se ka ndonjë urrejtje për shqiptarët dhe Kosovën, por se interesi për shefin e tij është shumë i madh, të cilit me ngulm po kërkon të ia dorëzoj një storie suksesi ndëkombëtarë, edhe nëse kjo kërkon që të jemi kurban ne.

Fakti që vet Amerika ka anuluar të gjitha aktivitetet tjera dhe po mirret vetëm me pandeminë tregon për prioritetet amerikane, që në kushte normale do duhej të ishin edhe për Kosovën. Mirëpo edhe përkundër krizës, Grenell ka ndihmuar në rrëzimin e Qeverisë dhe po kërkon me ngulm që të anashkalojmë krizën dhe të merremi me “trofeun” që ai po kërkon. Kjo besoj tregon që ky njeri nuk ka as idenë, por as interesin e këtij vendi. Kuptone, askujt nuk i ngutet kjo marrëveshje, përveq Grenellit, sepse vetëm atij i duhet për Trumpin një trofe para zgjedhjeve të nëntorit, dhe të vetmit që nënshtrohen pa asnjë kusht janë disa politikanë të korruptuar që po mendojnë se shpëtojnë nga jashtë duke u përulur, dhe njëkohësisht synojnë të shpëtojnë nga brenda duke na rrëzuar.

Për kriminelët gjithmonë ka një ferr ku do të digjen, dhe e mashtrojnë veten nëse mendojnë që mashtrimet e tyre i shpëtojnë nga aty. Me fjalë të Mark Twain, ata thjesht vetëm mund që të ulin temperaturën e lartë të zjarrit përkohësisht, por prapë do të digjen në fund. Ndoshta sot mund të rrënojnë Qeveri, por jo edhe synimet tona, sepse ky vend do të bëhet, dhe kjo do të jetë Kosova që e ka ëndërruar secili prej nesh. Madhështinë tonë nuk e ndërtojmë me fuqinë që kemi, por me vlerat dhe idealet që i mbajmë, sepse të njëjtat parime e kanë bërë edhe Amerikën madhështore që është sot.

Autori është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje